Në festën e 28 Nëntorit, flamuri kombëtar shqiptar është vendosur në ndërtesën e Komunës së Preshevës.

Kryetarja e komunës, Ardita Sinani, ka bërë vendosjen e flamurit kuqezi në ndërtesën e komunës, në shenjë të festës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Momentin e vendosjes së flamurit, Sinani e ka ndarë edhe me qytetarët përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook.





