Flamengo kampion i Brazilit

Flamengo kampion i Brazilit

Flamengo kampion i Brazilit

Flamengo është shpallur kampion i Brazilit për vitin 2026.

Sponsor 3M Express

Skuadra nga Rio de Janeiro e siguroi titullin pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Palmeirasit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit.

Palmeirasi kaloi në epërsi në minutën e 11-të me Jhon Arias, por Flamengo reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin me Samuel Linon në minutën e 75-të, duke siguruar pikën që i duhej për titullin.

Me këtë rezultat, Flamengo arriti në kuotën e 80 pikëve, gjashtë më shumë se Palmeiras, duke e siguruar kampionatin dy xhiro para përfundimit.

Kështu, Flamengo mbrojti titullin e fituar një vit më parë dhe u shpall kampion për herë të dytë radhazi.

Ky është titulli i nëntë zyrtar i klubit në kampionatin brazilian, ndërsa bëhet skuadra me më së shumti trofe në epokën e sistemit me pikë (që nga viti 2003), me pesë tituj.

Lexo edhe

Dardan Avdylaj mposht “Austrian Bull” në Austri, shqiptari triumfon pas një dueli të fortë

Dardan Avdylaj mposht “Austrian Bull” në Austri, shqiptari triumfon pas një dueli të fortë

Ushtroi dhunë dhe kërcënoi gruan e familjarët e saj në Prishtinë, ish-partneri në arrati

Ushtroi dhunë dhe kërcënoi gruan e familjarët e saj në Prishtinë, ish-partneri në arrati

Pesë ndeshje të Serie A, direkt në ArtMotion kulmon me ndeshjen Atalanta-Inter

Pesë ndeshje të Serie A, direkt në ArtMotion kulmon me ndeshjen Atalanta-Inter