FC Prishtina e ka regjistruar një fitore të madhe në Gjilan duke e mposhtur Dritën me rezultat 2:1 në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës.

Blendi Baftiu i kaloi kryeqytetasit në epërsi qysh në minutën e shtatë në stadiumin me bar sintetik.
Kurse, kampionët aktualë barazuan më pas me Blerim Krasniqin në minutën e 19-të.
E golin e fitores dhe të tri pikëve të arta prishtinasve ua siguroi Ardian Hasani, i cili shënoi në minutën e 51-të.
Kjo fitore ia mundëson Prishtinës që ta marrë primatin në Superligë me 29 pikë, dy më shumë se Malisheva, e cila është e dyta.
Hije të keqe këtij takimi i qiti përplasja mes tifozerive të dy klubeve para fillimit të ndeshjes.
Burimi: Insajderi




