Fero zbulon pse nuk pranoi të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova: Nuk kam nevojë për lejen e askujt

Reperi Fero ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka folur për vendimin e tij për të mos u bërë pjesë e spektaklit, Big Brother VIP Kosova.

Sponsor 3M Express

Përmes disa deklaratave të publikuara në Instagram, ai ka bërë të qartë se nuk ka pranuar ofertën për t’iu bashkuar këtij formati, duke theksuar se vendimet për karrierën dhe jetën e tij i merr vetë, pa pasur nevojë për miratimin e të tjerëve.

Fero ka reaguar edhe ndaj atyre që, sipas tij, mund të përpiqen t’ia dëmtojnë imazhin për shkak të refuzimit të kësaj oferte.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nëse dikush mendon që mundet me ma përly emrin vetëm pse nuk kam pranuar një ofertë, e ka shumë gabim”, ka shkruar reperi.

Ai ka shtuar se emri dhe karriera e tij nuk varen nga televizionet apo gazetarët, duke paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga ata që, sipas tij, shpërndajnë të pavërteta për të.

“Emrin FERO nuk ma ka ndërtuar asnjë televizion dhe nuk ka me ma shkatërru asnjë gazetar. Kush ka fakte për mua, le t’i publikojë. Kush shpërndan të pavërteta, le të jetë i gatshëm të mbajë përgjegjësi”, thuhet në reagim.

Në fund, reperi ka theksuar se nuk hesht përballë shpifjeve, por nuk dëshiron as ta përdorë jetën private të personave të tjerë për të fituar vëmendje.

FeroFoto: Screenshot/Instagram

“Sa i përket Big Brother VIP Kosova, unë kam vendosur të mos jem pjesë e atij formati. Nuk kam nevojë për lejen e askujt për vendimet e mia”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lexo edhe

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

Fero zbulon pse nuk pranoi të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova: Nuk kam nevojë për lejen e askujt | Momenti