Skuadra ferizajase është mposhtur 3:0 në sete nga Brno e Çekisë, në ndeshjen e parë të 1/32 së finales, të zhvilluar të martën në Brno.
Vendasit kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, duke fituar setin e parë me rezultat të thellë 25:13. Në setin e dytë, Brno ka triumfuar 25:18, ndërsa në të tretin 25:17, për ta mbyllur ndeshjen me fitore të pastër.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas shtatë ditësh në Ferizaj, ku kampioni i Kosovës do të kërkojë të përmirësojë paraqitjen dhe të luftojë për kualifikimin në fazën tjetër.
“Challenge Cup” është gara e tretë më e rëndësishme evropiane për klubet e volejbollit.
Burimi: RTKLive




