Kush e merr drejtimin e PDK-së? Flet Vlora Çitaku (VIDEO)

Kush e merr drejtimin e PDK-së? Flet Vlora Çitaku (VIDEO)

Kush e merr drejtimin e PDK-së? Flet Vlora Çitaku (VIDEO)

Vlora Çitaku mori drejtimin e përkohshëm të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pasi Bedri Hamza dha dorëheqje të parevokueshme më 21 tetor.

Sponsor 3M Express

Në Rubikon në Klan Kosova, Çitaku foli lidhur me drejtimin e partisë në të ardhmen.

“…Jemi të interesuar që të kemi një garë të vërtetë, një garë çfarë nuk e kemi parë jo vetëm në PDK, por në asnjë prej subjekteve politike, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë… Unë pres që të ketë shumë kandidatë…”, tha Çitaku.

Ajo shtoi se për herë të parë i hyjnë një gare pa e pasë as orientimin se kush do të jetë kryetari apo kryetarja e ardhshme e partisë.

“Ne jemi të interesuar që të kemi një garë ku secilit kandidat i ofrohet mundësia e barabartë. Një garë ku do të përfshihen debate mes kandidatëve, mbase do t’ju ftojmë edhe juve si gazetarë që ta udhëhiqni njërin prej tyre… Ky është një moment shumë i rëndësishëm për PDK, ne nuk jemi në garë veç për me e zgjedhë kryetarin apo kryetaren e PDK-së: përmes këtij procesi synojmë ta riimagjinojmë PDK-në, ta rikrijojmë një PDK, gjithmonë duke e ruajtur trashëgiminë tonë, por duke riimagjinuar një PDK e cila do t’u përshtatej edhe sfidave të vitit 2027 dhe dekadës së re”, tha mes tjerash ajo.

Çitaku tha se në këtë garë, “qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se nuk po zgjidhet vetëm lideri apo liderja e ardhshme e PDK-së, por edhe kryeministri apo kryeministrja e ardhshme e Kosovës”.

U.D. kryetarja konfirmoi se nuk do të jetë pjesë e garës për të parin e PDK-së.

Për më shumë:

Lexo edhe

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore

Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore