Arrestohet sërish babai i Meghan Markle, dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të monitorimit

Arrestohet sërish babai i Meghan Markle, dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të monitorimit

Arrestohet sërish babai i Meghan Markle, dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të monitorimit

Thomas Markle, babai i Meghan, Dukeshës së Sussex-it, është ndaluar në Florida, pasi dyshohet se ka hequr pajisjen elektronike të monitorimit që mbante në kyçin e këmbës, bëjnë të ditur zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë në Los Angeles.

Sponsor 3M Express

Markle është paraqitur para një gjyqtari federal në Tampa, pasi dyshohet se e ka hequr pajisjen e monitorimit në orën 01:45 sipas kohës lokale (06:45 GMT), ka bërë të ditur për BBC-në një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Gjyqtari ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim pa mundësi lirimi me kusht dhe, sipas zëdhënësit, aktualisht ndodhet në mbajtje federale.

Markle, i cili më herët ka mohuar se ka poseduar imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, u arrestua në Florida javën e kaluar dhe u vendos në arrest shtëpiak. Gjithashtu, atij iu kërkua të mbante një pajisje elektronike për monitorimin e vendndodhjes.

BBC ka kontaktuar përfaqësuesit e Markle për të marrë një reagim lidhur me rastin.

“Masat e lirimit janë urdhra gjykate, jo sugjerime. Ne po i kërkojmë gjykatës që t’ia revokojë lirimin dhe ta mbajë në paraburgim deri në fillimin e gjyqit. Do të vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje penalisht me gjithë forcën e ligjit”, shkroi të martën në platformën X, Bill Essayli, prokurori federal për Kaliforninë Qendrore.

Markle u arrestua fillimisht javën e kaluar, pasi FBI-ja, duke zbatuar urdhërkontrolle, bastisi disa hapësira magazinimi në Los Angeles, të regjistruara në emrin e tij.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, ai i kishte marrë këto hapësira me qira që nga viti 2008, ndërsa pagesa e fundit për to ishte kryer në tetor të këtij viti.

Gjatë kontrollit, agjentët e FBI-së sekuestruan rreth 78 materiale, përfshirë negativë filmikë, diapozitiva dhe libra, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se përmbanin materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve.

Lexo edhe

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend?

Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

Pushteti refuzoi amendamentin për shujtë studentore prej 200 denarë

Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore

Ukraina i kërkon SHBA-së të përshpejtojë dërgimin e raketave për mbrojtjen ajrore