Fabrizio Romano zbulon çfarë duhet të ndodhë që Araujo t’i bashkohet përfundimisht Liverpoolit

Fabrizio Romano zbulon çfarë duhet të ndodhë që Araujo t’i bashkohet përfundimisht Liverpoolit

Fabrizio Romano zbulon çfarë duhet të ndodhë që Araujo t’i bashkohet përfundimisht Liverpoolit

Ronald Araujo nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Barcelona, pavarësisht se është përshtatur mirë te Liverpooli, ku po luan në formë huazimi.

Sponsor 3M Express

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka bërë të ditur se ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për të ardhmen e mbrojtësit uruguaian.

“Araujo ndihet rehat te Liverpooli, është përshtatur shumë mirë me jetën në klub dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me Iraolan”, ka shpjeguar Romano.

Liverpooli ka një mundësi blerjeje prej 55 milionë eurosh, por jo detyrim për ta transferuar përfundimisht Araujon, pas huazimit të tij në gusht. Megjithatë, nuk pritet që vendimi të merret menjëherë.

“Vetë lojtari ka kërkuar që të qëndrojnë të qetë. Ekziston një klauzolë blerjeje dhe do të jetë në dorën e Liverpoolit të vendosë”, ka thënë gazetari italian.

Romano ka shtuar se dy klubet mund të ulen në bisedime gjatë verës, ndërsa një marrëveshje e mundshme do të kërkonte edhe negociata për kontratën personale të futbollistit.

“Mund të ndodhë që dy klubet të negociojnë gjatë verës dhe do të duhet të diskutojnë edhe për kontratën e lojtarit”, ka theksuar ai.

Megjithatë, rikthimi te Barcelona mbetet një mundësi që nuk mund të përjashtohet, pasi Araujo ka lidhje të forta me klubin katalunas dhe qytetin ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës.

“Araujo ka shumë ndjenja për Barcelonën dhe jeta e tij ka shumë lidhje me këtë qytet, prandaj gjithçka mund të ndodhë”, ka përfunduar Romano./Telegrafi/

Lexo edhe

Autogol më të çuditshëm se ky i mbrojtësit të Portos s’keni parë

Autogol më të çuditshëm se ky i mbrojtësit të Portos s’keni parë

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Zoja shfaq talentin në vallëzim, këndon me shishen mbi kokë (VIDEO)

Zoja shfaq talentin në vallëzim, këndon me shishen mbi kokë (VIDEO)