“Është përgjegjësi e tepërt”, ylli i Portugalisë refuzon ta veshë fanellën me numrin 7 të Ronaldos

“Është përgjegjësi e tepërt”, ylli i Portugalisë refuzon ta veshë fanellën me numrin 7 të Ronaldos

“Është përgjegjësi e tepërt”, ylli i Portugalisë refuzon ta veshë fanellën me numrin 7 të Ronaldos

Talenti portugez, Rodrigo Mora, ka përjashtuar mundësinë që të marrë fanellën ikonike me numrin 7 të Cristiano Ronaldos te Kombëtarja e Portugalisë, pas tërheqjes së veteranit nga futbolli ndërkombëtar.

Sponsor 3M Express

Futbollisti 19-vjeçar, i cili pati mundësinë të ndajë dhomën e zhveshjes me Ronaldon gjatë muajve të fundit, e cilësoi si privilegj të veçantë përvojën e të luajturit përkrah një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Në një intervistë për DAZN, Mora foli me respekt për pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për futbollin portugez.

“Kam qenë shumë me fat që kam luajtur me Cristianon dhe kam ndarë dhomën e zhveshjes me të. Ai është idhulli i të gjithëve. Ai është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar dhe Portugalia i është jashtëzakonisht mirënjohëse për gjithçka që ka bërë”, deklaroi Mora.

I pyetur nëse do ta konsideronte mundësinë për të marrë fanellën me numrin 7, që për vite me radhë është identifikuar me Ronaldon, talenti portugez ishte i prerë në përgjigjen e tij.

“Jo, jo, jo, jo. Nuk po mendoj për këtë. Është përgjegjësi e tepërt. Numri 86 është në rregull”, u përgjigj ai me humor.

Kështu, pavarësisht mundësisë për të trashëguar një prej numrave më ikonë të futbollit portugez, Rodrigo Mora preferon të vazhdojë me numrin 86, duke mos dashur të marrë përsipër peshën e fanellës që për vite të tëra ka mbajtur Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sipërmarrësi i njohur i orave uron Rexhep Rexhepin pasi fitoi çmimin: Sa më shumë e analizoja orën e tij, aq më shumë e dija që do të fitonte

Sipërmarrësi i njohur i orave uron Rexhep Rexhepin pasi fitoi çmimin: Sa më shumë e analizoja orën e tij, aq më shumë e dija që do të fitonte

Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa

Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa

“I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove në një bankë në Tiranë” – momenti kur i dyshuari largohet me monopatinë

“I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove në një bankë në Tiranë” – momenti kur i dyshuari largohet me monopatinë