Robotët humanoidë në skenën e Web Summit 2026, Kina shënon pjesëmarrje rekord në Lisbonë

Robotët humanoidë në skenën e Web Summit 2026, Kina shënon pjesëmarrje rekord në Lisbonë

Robotët humanoidë në skenën e Web Summit 2026, Kina shënon pjesëmarrje rekord në Lisbonë

Robotët humanoidë, inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e së ardhmes janë në qendër të vëmendjes në edicionin e dhjetë të Web Summit 2026, i cili ka nisur të hënën në Lisbonë të Portugalisë.

Një nga risitë më të veçanta të këtij edicioni është pjesëmarrja e robotëve humanoidë si folës zyrtarë në konferencë. Ata jo vetëm që do të shfaqen në skenë, por do të zhvillojnë edhe demonstrime praktike dhe ndërveprime me vizitorët.

Sponsor 3M Express

Kina këtë vit është në qendër të vëmendjes, pasi ka dërguar delegacionin më të madh teknologjik në historinë e këtij organizimi. Në mesin e pjesëmarrësve janë përfaqësues të kompanive të njohura të inteligjencës artificiale, robotikës dhe teknologjisë, përfshirë Tencent, Xiaomi, Galbot dhe AgiBot.

Një prej teknologjive që po tërheq interes të veçantë është një robot i zhvilluar nga kompania Galbot, i pajisur me dy krahë dhe rrota, i cili mund të kryejë detyra pune në dyqane, farmaci dhe fabrika.

Organizatorët presin që gjatë katër ditëve të konferencës të marrin pjesë rreth 70 mijë vizitorë, 900 folës dhe më shumë se 2 mijë kompani startup.

Në program janë përfshirë diskutime mbi inteligjencën artificiale, robotikën, sigurinë digjitale, kërkimet shkencore dhe ndikimin e teknologjisë në tregun e punës.

Web Summit 2026 do të zgjasë deri më 12 nëntor, ndërsa pritet të jetë një nga ngjarjet kryesore të vitit për industrinë globale të teknologjisë.

Pjesëmarrja e robotëve në rolin e folësve shënon një zhvillim të veçantë në mënyrën se si teknologjia po ndërvepron me njerëzit dhe po ndryshon të ardhmen e komunikimit dhe punës

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sipërmarrësi i njohur i orave uron Rexhep Rexhepin pasi fitoi çmimin: Sa më shumë e analizoja orën e tij, aq më shumë e dija që do të fitonte

Sipërmarrësi i njohur i orave uron Rexhep Rexhepin pasi fitoi çmimin: Sa më shumë e analizoja orën e tij, aq më shumë e dija që do të fitonte

Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa

Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa

“I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove në një bankë në Tiranë” – momenti kur i dyshuari largohet me monopatinë

“I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove në një bankë në Tiranë” – momenti kur i dyshuari largohet me monopatinë