Kërcënime me vdekje ndaj Papa Leonit XIV, arrestohet 49-vjeçari pak orë para mbërritjes së tij në Argjentinë

Autoritetet argjentinase kanë arrestuar një 49-vjeçar, i cili dyshohet se kishte kërcënuar me vdekje Papa Leonin XIV, vetëm disa orë para mbërritjes së kreut të Kishës Katolike në Argjentinë. Arrestimi është realizuar pas një operacioni të Policisë Federale Argjentinase, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit janë sekuestruar disa pajisje elektronike, përfshirë edhe një dron.

Sponsor 3M Express

Sipas Sekretariatit të Inteligjencës Shtetërore të Argjentinës (SIDE), autoritetet kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin brenda më pak se 24 orëve nga pranimi i informacioneve për kërcënimet ndaj Papës. Hetimet kishin nisur të premten pasdite, pasi Njësia e Hetimit Kundër Terrorizmit kishte pranuar informacione për një telefonatë kërcënuese, përmes së cilës dyshohet se ishte paralajmëruar rrezikimi i jetës së kreut të Vatikanit.

Pas analizimit të të dhënave dhe veprimeve hetimore në terren, autoritetet kanë lokalizuar një banesë të lidhur me të dyshuarin. Operacioni është zhvilluar me urdhër të gjyqtarit federal Adrian Gonzalez Charvay, të Gjykatës Federale në Campana. Gjatë bastisjes, policia ka sekuestruar tre telefona celularë, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte përdorur për realizimin e telefonatës kërcënuese.

Po ashtu, është konfiskuar edhe një dron, për të cilin hetuesit po verifikojnë kapacitetet operacionale dhe nëse mund të ketë pasur ndonjë lidhje me kërcënimet. 49-vjeçari është përballur me akuza paraprake për kërcënime anonime dhe frikësim publik me qëllim terrorist. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Ngjarja ka ndodhur në prag të vizitës së Papa Leonit XIV në Argjentinë, ku ai mbërriti të dielën, më 8 nëntor, pas qëndrimit në Uruguai. Sipas agjendës zyrtare të Vatikanit, Papa do të qëndrojë në Argjentinë deri më 11 nëntor, kur pritet të udhëtojë drejt Perusë. Kjo vizitë shënon rikthimin e një Pape në Argjentinë pas 39 vjetësh, ndërsa presidenti Javier Milei e ka shpallur turneun ngjarje me interes kombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sipërmarrësi i njohur i orave uron Rexhep Rexhepin pasi fitoi çmimin: Sa më shumë e analizoja orën e tij, aq më shumë e dija që do të fitonte

Sipërmarrësi i njohur i orave uron Rexhep Rexhepin pasi fitoi çmimin: Sa më shumë e analizoja orën e tij, aq më shumë e dija që do të fitonte

Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa

Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa

“I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove në një bankë në Tiranë” – momenti kur i dyshuari largohet me monopatinë

“I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove në një bankë në Tiranë” – momenti kur i dyshuari largohet me monopatinë