Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa

Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa

Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të takohet këtë të hënën në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në përpjekje për të avancuar negociatat për përfundimin e konfliktit me Iranin.

Sponsor 3M Express

Katari ka luajtur rol të rëndësishëm si ndërmjetës mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke përcjellë propozime dhe duke tentuar të afrojë qëndrimet për programin bërthamor iranian dhe kushtet për përfundimin e luftës.

Megjithatë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se negociatat kanë shënuar pak përparim dhe se një marrëveshje e afërt nuk duket në horizont, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Trump ka thënë se ka pak gjasa të urdhërojë sulme të reja ndaj Iranit nëse bisedimet prodhojnë një marrëveshje të qëndrueshme. Megjithatë, ai paralajmëroi se ushtria amerikane ka identifikuar objektiva të tjera infrastrukturore, përfshirë ura, në rast të rifillimit të operacioneve ushtarake.

Takimi me kryeministrin e Katarit zhvillohet në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mbeten të pasigurta.

Lexo edhe

Sipërmarrësi i njohur i orave uron Rexhep Rexhepin pasi fitoi çmimin: Sa më shumë e analizoja orën e tij, aq më shumë e dija që do të fitonte

Sipërmarrësi i njohur i orave uron Rexhep Rexhepin pasi fitoi çmimin: Sa më shumë e analizoja orën e tij, aq më shumë e dija që do të fitonte

“I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove në një bankë në Tiranë” – momenti kur i dyshuari largohet me monopatinë

“I qetë pas vjedhjes së 60 mijë eurove në një bankë në Tiranë” – momenti kur i dyshuari largohet me monopatinë

Nga sot hyjnë në fuqi formularë dhe kode të reja për pagesat në bankat e Maqedonisë, IBAN-i bëhet i detyrueshëm

Nga sot hyjnë në fuqi formularë dhe kode të reja për pagesat në bankat e Maqedonisë, IBAN-i bëhet i detyrueshëm

Trump takohet me kryeministrin e Katarit, negociatat me Iranin përballen me pengesa | Momenti