Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren, Rahovec e Suharekë

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren, Rahovec e Suharekë

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren, Rahovec e Suharekë

Që nga mbrëmja e 12 nëntorit, erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të komunës  së Prizrenit.

Më së shumti është dëmtuar shkolla ‘Xhevat Berisha’, në lagjen e Trimave. Për shkak të rrezikut nga shembja e kulmit, drejtoria ka ndërprerë mësimin dhe ka evakuuar nxënësit.

Sponsor 3M Express

‘Kemi marrë vendim sipas planit emergjent për evakuimin e nxënësve, me njoftimin e  prindërve. Evakuimi është bërë në orën 11:00, ndërsa për gjendjen e krijuar janë njoftuar KDSH-ja dhe Drejtoria e Arsimit”, tha Mimoza Duraj, drejtoreshë e shkollës

Në terren kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar në disa lokacione.

“Prej dje në mbrëmje jemi ballafaquar me erëra të fuqishme në tërë territorin e komunës. Përveç shkollës ‘Xhevat Berisha’, dëme kemi edhe në një shtëpi private në Billushë, si dhe në disa objekte e shtylla elektrike. Bashkë me zjarrfikësit kemi punuar për eliminimin e rrezikut”, Sead Arifi, drejtor i Emergjencave në Prizren.

Ndërkaq, zjarrfikësit kanë intervenuar në disa pika, ku janë rrëzuar kulme dhe shtylla elektrike.

“Kemi intervenuar në fshatin Billushë dhe te shkolla ‘Xhevat Berisha’. Deri më tani kemi rreth 13 shtylla elektrike të drurit të rrëzuara”, Flamur Hoti, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve

Dëme nga erërat janë raportuar edhe në lagjen Arbana dhe fshatrat Nashec, Billushë, Kobaj e zona të tjera. Disa prej tyre kanë mbetur pa energji elektrike për orë të tëra. KEDS-i ka njoftuar se ekipet e tij janë në terren dhe po punojnë me të gjitha kapacitetet për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Rahovec dhe Suharekë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar

Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar

A po e shfaqin banorët e BBVK5 karakterin e tyre të vërtetë? Flasin opinionistët (VIDEO)

A po e shfaqin banorët e BBVK5 karakterin e tyre të vërtetë? Flasin opinionistët (VIDEO)

Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play

Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play