Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, një person që kishte urdhërarrest ndërkombëtar.

Sponsor 3M Express

Ky ekstradim, sipas forcave të rendit, është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

“Me datën 11.11.2026 është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës,  pasi i njëjti ishte përfshirë në veprën penale të Dhunimit.”, thuhet në njoftim.  

Pas ekstradimit, sipas njoftimit, i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjilan për procedura të mëtutjeshme ligjore.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”, është thënë në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Njollat ​​e verdha dhe kafe në tavan: Pse boja e re nuk është e mjaftueshme dhe çfarë ndihmon

Njollat ​​e verdha dhe kafe në tavan: Pse boja e re nuk është e mjaftueshme dhe çfarë ndihmon

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person i kërkuar për dhunim

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person i kërkuar për dhunim

Trepça pëson tjetër humbje nga skuadra greke

Trepça pëson tjetër humbje nga skuadra greke