Ekspozuan armë në rrjete sociale, policia në Rahovec ua sekuestron një pushkë automatike dhe një snajper

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë të gjatë automatike, një pushkë snajper dhe 25 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pas identifikimit të personave që kishin ekspozuar armë në rrjetet sociale.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ku zyrtarët policorë, përmes rrugëve operative dhe hetimore, kanë identifikuar personat e dyshuar.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, policia ka kryer kontrolle në objektet e banimit të tyre, ku edhe janë gjetur dhe sekuestruar armët dhe municioni.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rasti është iniciuar nga organet kompetente, ndërsa Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me personat e dyshuar.

Lexo edhe

Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

Nga presioni për votim në Kuvend te tërheqja e nismës, kritikohet mënyra e trajtimit të ligjit për Specialen

Nga presioni për votim në Kuvend te tërheqja e nismës, kritikohet mënyra e trajtimit të ligjit për Specialen

Tre shqiptarë arrestohen në Itali, policia u gjen mbi 2.9 kilogramë kokainë dhe një pistoletë të vjedhur

Tre shqiptarë arrestohen në Itali, policia u gjen mbi 2.9 kilogramë kokainë dhe një pistoletë të vjedhur