Ekskluzive | Të arrestuarit në aksionin me 136 kg marihuanë janë një grua dhe një burrë nga Kosova dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një grua dhe një burrë nga Kosova, si dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, janë të arrestuarit në aksionin policor ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Doganaj në Kaçanik.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se tre të dyshuarit janë arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar të premten, ndërsa rasti dyshohet të ketë edhe një dimension tjetër, pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se dyshohet për përfshirjen e një zyrtari policor.

Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe tri vetura, një motor me katër rrota dhe 680 euro para të gatshme.

Sipas Sveçlës, gjatë operacionit njëra nga veturat e dyshuara ka tentuar t’i ikë Policisë, duke shkaktuar aksidente trafiku. Për ta ndaluar atë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin edhe armët e zjarrit.

Lidhur me dyshimet për përfshirjen e zyrtarit policor, është angazhuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, i cili do të hetojë dhe sqarojë rrethanat e rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kosovari dënohet me burgim dhe dëbim nga Zvicra për një seri vjedhjesh

Kosovari dënohet me burgim dhe dëbim nga Zvicra për një seri vjedhjesh

Arteta: Është ende herët për ta cilësuar ndeshjen me City vendimtare për titullin

Arteta: Është ende herët për ta cilësuar ndeshjen me City vendimtare për titullin

Guvernatori Ismaili në Bruksel, në fokus integrimi financiar i Kosovës në Bashkimin Evropian

Guvernatori Ismaili në Bruksel, në fokus integrimi financiar i Kosovës në Bashkimin Evropian