Ekskluzive | Nxënësi nxjerr thikën dhe tenton ta sulmojë drejtorin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë – arrestohet i mituri

Një incident i rëndë ka ndodhur në oborrin e shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, ku një nxënës i mitur dyshohet se ka tentuar ta sulmojë me thikë drejtorin e shkollës, pasi paraprakisht ishte ndaluar nga një punëtor teknik me një shufër hekuri në dorë. Rasti ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, arrestimin e të miturit dhe sekuestrimin e thikës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur të premten, më 20 nëntor, rreth orës 12:30, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hysni Zajmi”, në rrugën “Normalja e Gjakovës”.

Drejtori i shkollës, Gj.T, rreth 63 vjeç, ka deklaruar se ndodhej në vendin e tij të punës kur kishte dëgjuar zhurma nga oborri.

Pasi kishte dalë për të parë se çfarë po ndodhte, ai kishte vërejtur punëtorin teknik duke mbajtur një nxënës, i cili kishte në dorë një shufër hekuri rreth 60–70 centimetra të gjatë.

Sipas denoncimit, pasi nxënësit i ishte hequr shufra nga dora, ai kishte nxjerrë një thikë dhe kishte tentuar ta sulmonte drejtorin.

Pas incidentit, i mituri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprime për identifikimin dhe arrestimin e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.

Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta gjejë dhe sekuestrojë thikën që dyshohet se ishte përdorur gjatë incidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë kryer ekzaminimet përkatëse.

Megjithatë, shufra e hekurit që, sipas denoncimit, nxënësi e kishte mbajtur në dorë nuk është gjetur në vendngjarje.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

Me urdhër të Prokurorit, i mituri është ndaluar për 24 orë.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Timothee Chalamet flet për vazhdimin e “Call Me by Your Name”, zbulon nëse do të rikthehet

Timothee Chalamet flet për vazhdimin e “Call Me by Your Name”, zbulon nëse do të rikthehet

Një punëtor gjendet i vdekur në një fermë peshqish në Istog

Një punëtor gjendet i vdekur në një fermë peshqish në Istog

Man Utd u detyrohet klubeve të tjera rreth 500 milionë euro në tarifa transferimesh të papaguara për nënshkrimet e fundit

Man Utd u detyrohet klubeve të tjera rreth 500 milionë euro në tarifa transferimesh të papaguara për nënshkrimet e fundit