Ekskluzive | Hajnat godasin “M-Technologie” në Lebanë të Prishtinës, thyejnë nëntë dyer dhe zbrazin dy sefe – vjedhin afro 300 mijë euro

Nëntë dyer të thyera, dy sefe të zbrazura dhe plot 275 mijë e 300 euro të vjedhura. Ky është bilanci i një vjedhjeje të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në kompaninë “M-Technologie”, në fshatin Lebanë të Prishtinës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, hajnat kanë goditur objektin e kompanisë më 23 nëntor, në intervalin kohor ndërmjet orës 02:00 dhe 04:30 të mëngjesit.

Personat ende të paidentifikuar fillimisht kishin thyer derën e hyrjes së objektit, ndërsa pasi kishin depërtuar brenda, kishin vazhduar me thyerjen e tetë dyerve të zyrave të ndryshme të kompanisë.

Cak i vjedhjes ishin dy sefe me shuma të konsiderueshme parash, që ndodheshin në zyrën e zëvendësdrejtorit dhe në atë të kontabilitetit.

Vetëm nga sefi në zyrën e zëvendësdrejtorit, hajnat kishin arritur të merrnin 100 mijë euro para të gatshme. Në zyrën e kontabilitetit, ata kishin goditur edhe sefin tjetër, nga i cili kishin marrë plot 175 mijë e 300 euro.

Brenda një intervali prej dy orësh e gjysmë, autorët kishin arritur të largoheshin me gjithsej 275 mijë e 300 euro, duke lënë pas nëntë dyer të thyera.

Rasti është denoncuar në Polici rreth orës 04:30 të mëngjesit nga Rrustem Pacolli, rreth 48 vjeç.

Menjëherë pas raportimit, në objektin e “M-Technologie” kanë zbarkuar njësitë policore të Stacionit Veriu në Prishtinë, ndërsa për shkak të përmasave të vjedhjes, në rast janë angazhuar edhe njësitë përkatëse rajonale.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili e ka cilësuar rastin si “Vjedhje e rëndë”.

Hajnat që arritën të largoheshin me afro 300 mijë euro para të gatshme ende nuk janë identifikuar, ndërsa Policia po zhvillon hetimet për kapjen e tyre.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekajt

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekajt

Kockat dobësohen me moshën, forconi ato duke ndjekur këto zakone

Kockat dobësohen me moshën, forconi ato duke ndjekur këto zakone

Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë

Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë