Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë

Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë

Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë

Gati shtatë muaj pas vjedhjes grabitqare të 42 mijë eurove në rrethrrotullimin e qendrës tregtare “Prishtina Mall”, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë edhe personin e dytë që dyshohet se mori pjesë në realizimin e këtij krimi. Ai është paraqitur në Polici së bashku me avokatin e tij, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje dhe është ndaluar për 48 orë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, dy personat që dyshohet se qëndrojnë pas kësaj vjedhjeje grabitqare janë Arsim Elshani dhe Driton Elshani, të dy rreth 41 vjeç.

Ngjarja kishte ndodhur më 22 prill të këtij viti, rreth orës 16:45, në rrethrrotullimin pranë “Prishtina Mall”, në magjistralen Ferizaj–Prishtinë.

Dy persona që lëviznin me një Volkswagen Golf 7, me ngjyrë hiri, dyshohet se kishin goditur qëllimisht nga prapa një BMW X5, në pronësi të kompanisë “Endriti Premium Cars”, të cilën e drejtonte Fisnik Hana, rreth 45 vjeç.

Përplasja dyshohet se ishte pjesë e një plani për realizimin e vjedhjes.

Në momentin kur Hana kishte dalë nga automjeti, të dyshuarit kishin dëmtuar gomat e BMW-së dhe kishin arritur të merrnin nga vetura një çantë me rreth 42 mijë euro para të gatshme.

Ata dyshohet se kishin përdorur edhe sprej ndaj viktimës, përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.

Targat e vjedhura që çuan në identifikimin e të dyshuarve

Hetimet e zhvilluara pas ngjarjes kishin zbuluar se Golfi 7, i përdorur gjatë vjedhjes grabitqare, mbante targa të vjedhura.

Pavarësisht kësaj, hetuesit kishin arritur të identifikonin automjetin dhe targat e tij reale, duke siguruar dëshmi që ngritën dyshime për përfshirjen e Arsim Elshanit.

Më 27 prill, në koordinim me Prokurorinë, ishte realizuar kontrolli në vendbanimin e tij në Drenas, mirëpo Elshani nuk ishte gjetur aty dhe ishte vendosur në kërkim policor.

Pas gati shtatë muajsh identifikohet edhe i dyshuari i dytë

Veprimet e vazhdueshme hetimore kanë çuar në identifikimin e Driton Elshanit si personi i dytë që dyshohet se ishte përfshirë në vjedhjen grabitqare.

Më 20 nëntor, pas pranimit të ftesës nga Policia, Elshani është paraqitur në stacion së bashku me avokatin mbrojtës.

Gjatë intervistimit, ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj Driton Elshanit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Hetimet për vjedhjen grabitqare të 42 mijë eurove po vazhdojnë, ndërsa informacionet e siguruara deri më tani nuk konfirmojnë arrestimin e Arsim Elshanit apo rikuperimin e parave të vjedhura.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekajt

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekajt

Kockat dobësohen me moshën, forconi ato duke ndjekur këto zakone

Kockat dobësohen me moshën, forconi ato duke ndjekur këto zakone

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike

Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë | Momenti