Kuvendi me agjendë të ngjeshur sot, mblidhen shtatë komisione

Kuvendi me agjendë të ngjeshur sot, mblidhen shtatë komisione

Kuvendi me agjendë të ngjeshur sot, mblidhen shtatë komisione

Disa komisione parlamentare do të mbajnë sot takime, ku në fokus do të jenë çështjet ekonomike, shëndetësia, siguria, mjedisi dhe reformat në sistemin e drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Në orën 09:45, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.

Në orën 10:00 janë paraparë dy mbledhje të tjera. Komisioni për Ekonomi do të shqyrtojë raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2025, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të diskutojë për listat e pritjes në institucionet shëndetësore, furnizimin me barna esenciale dhe pajisje medicinale.

Po ashtu, në orën 11:00, Komisioni për Administratë Publike do të shqyrtojë listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Çështjet e sigurisë dhe buxhetit do të jenë në fokus të mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila nis në orën 11:30. Anëtarët do të shqyrtojnë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2027, si dhe kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni për Mjedis do të shqyrtojë raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025, me pjesëmarrjen e ministres Fitore Pacolli-Dalipi.

Në të njëjtën kohë do të mblidhet edhe Komisioni për Legjislacion, ku do të shqyrtohen amendamentet për pesë projektligje që lidhen me sistemin e drejtësisë, përfshirë funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe aplikimet e kandidatëve për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe për drejtor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Lexo edhe

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekajt

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekajt

Kockat dobësohen me moshën, forconi ato duke ndjekur këto zakone

Kockat dobësohen me moshën, forconi ato duke ndjekur këto zakone

Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë

Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë