Në Zvicër mbahet edicioni i 24-t i Festivalit “Imazhi Shqiptar në Botë”, ndahen çmime për personalitete shqiptare dhe ndërkombëtare

Në qytetin Uster, në kantonin e Cyrihut në Zvicër, është mbajtur edicioni i 24-t i Festivalit “Imazhi Shqiptar në Botë” për vitin 2026, i cili ka mbledhur personalitete shqiptare dhe ndërkombëtare.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, prof. dr. Astrit Q. Memia ka bërë të ditur se gjatë festivalit, përveç promovimit të librave të tij dhe prezantimit të dokumentarit mbi imazhin shqiptar, janë ndarë edhe çmimet “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”, shkruan Telegrafi.

Me këtë çmim për vitin 2026 janë nderuar Adnan Asllani, Dr. Serge Mettais, Qenan Hamdiu Vlora, Barbara Munz, Shiqeri Emrllahu, Drita AG Zumberi, Avdi Osmani, Shoqata Kulturore “Bashkimi”, Mirsad Esati, Lulzim Maliqi dhe Saime Isufi.

Festivali është organizuar në bashkëpunim ndërmjet Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Zvicër, Shoqatës Kulturore “Bashkimi” dhe Fondacionit të Forumit Imazh Medias Shqiptare.

Si kryeorganizatorë të këtij aktiviteti janë përmendur Adnan Imeri, Skender Destani, Astrit Memia, Bekim Bajraktari dhe Isa Ajeti.

Sipas Memias, në festival kanë marrë pjesë edhe personalitete që kanë udhëtuar posaçërisht për këtë ngjarje nga Kosova, Tetova, Austria, Gjermania dhe Franca.

Pjesë e aktivitetit ka qenë edhe trupa e valltarëve të Shoqatës Kulturore “Bashkimi”.

Në përfundim të njoftimit të tij, Memia ka falënderuar trupën e valltarëve dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë edicion të festivalit./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lexo edhe

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekajt

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekajt

Kockat dobësohen me moshën, forconi ato duke ndjekur këto zakone

Kockat dobësohen me moshën, forconi ato duke ndjekur këto zakone

Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë

Ekskluzive | Inskenuan aksidentin te “Prishtina Mall” dhe vodhën 42 mijë euro nga BMW-ja e “Endriti Premium Cars” – pas shtatë muajsh arrestohet i dyshuari i dytë