Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të reja nga takimi me një grup studentësh, në kuadër të nismës “Fol me Kryeministrin”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se me studentët është rënë dakord që debati të mos publikohet për momentin, por të ndahen vetëm pamjet nga bashkëbisedimi.
Në mesazhin e tij të mëngjesit të së shtunës, kreu i qeverisë falënderoi gjithashtu Sara Bodon për punën në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të cilën e cilësoi si një “magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh”.
“Mirëmëngjes dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falënderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Postimi i plotë:





