E la ndezur cigaren dhe ndodhi e papritura në objektin e banimit në Lezhë

E la ndezur cigaren dhe ndodhi e papritura në objektin e banimit në Lezhë

E la ndezur cigaren dhe ndodhi e papritura në objektin e banimit në Lezhë

Policia ka zbardhur detajet e zjarrit në Lezhë, ku mësohet se pronari i banesës ka harruar një cigare ndezur dhe ka shkaktuar zjarri, transmeton klankosova.tv

“Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr”, tha policia.

Sponsor 3M Express

Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme. Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia, sipas Top Channel.

Lexo edhe

Bella Hadid uroi të atin për ditëlindje: Faleminderit për gjakun e bukur, je shumë i dashur

Bella Hadid uroi të atin për ditëlindje: Faleminderit për gjakun e bukur, je shumë i dashur

Azizi: Provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën shqipe, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i

Azizi: Provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën shqipe, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i

Mbi 500 gramë kokainë dhe marihuanë sekuestrohen në Prishtinë, ndalohen tre persona

Mbi 500 gramë kokainë dhe marihuanë sekuestrohen në Prishtinë, ndalohen tre persona