“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, Costa përmend Kosovën dhe kërkon përshpejtimin e reformave

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, Costa përmend Kosovën dhe kërkon përshpejtimin e reformave

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, Costa përmend Kosovën dhe kërkon përshpejtimin e reformave

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka përsëritur se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende mundësi të përshpejtojnë reformat dhe të shënojnë përparim në rrugën drejt anëtarësimit.

Sponsor 3M Express

Deklaratat e tij u bënë në kuadër të Samitit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2026, të organizuar nga Euronews, ku Costa vlerësoi se procesi i zgjerimit përbën një nga investimet më të rëndësishme gjeopolitike të Evropës për paqen, sigurinë, demokracinë, stabilitetin dhe prosperitetin.

Sipas Costas, zgjerimi ka ndihmuar në tejkalimin e ndarjeve historike dhe, në rrethanat aktuale ndërkombëtare, mbetet thelbësor për forcimin e Evropës si aktor gjeopolitik, fuqi ekonomike dhe faktor paqeje.

Ai theksoi se integrimi nuk nënkupton vetëm forcimin e Bashkimit Evropian, por edhe përmbushjen e aspiratave të miliona qytetarëve evropianë që kanë zgjedhur demokracinë, lirinë dhe bashkëpunimin.

Kreu i Këshillit Evropian nënvizoi se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i drejtë, i qëndrueshëm dhe i bazuar në merita, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të përgatitet institucionalisht për pranimin e anëtarëve të rinj.

Duke folur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Costa bëri të ditur se këto çështje do t’i diskutojë edhe me liderët e rajonit në Samitin e katërt BE-Ballkani Perëndimor, që pritet të mbahet pas tri javësh.

Ai foli edhe për Planin e Rritjes dhe iniciativat e tjera të Bashkimit Evropian, të cilat, sipas tij, po kontribuojnë në shtimin e investimeve, përafrimin ekonomik dhe integrimin më të afërt të vendeve të rajonit në Tregun e Përbashkët Evropian.

Si shembuj të përparimit, Costa përmendi përfshirjen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), përmirësimet në pikat kufitare, forcimin e lidhjeve të transportit, iniciativat digjitale dhe uljen e kostove të shërbimeve të roamingut.

Ndërkaq, ai rikujtoi se gjatë tetorit, Bashkimi Evropian ka zhvilluar konferenca ndërqeveritare për anëtarësim me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Sipas tij, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mbyllur përkohësisht kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë hapur negociata për grupkapituj të rinj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Katër ditë sulme – goditen 16 për qind e kapaciteteve të përpunimit të naftës në Rusi

Katër ditë sulme – goditen 16 për qind e kapaciteteve të përpunimit të naftës në Rusi

“LDK funksionon si grup pulash të çakërdisura”, Plakolli për Pecin: Deklarata e tij më ka prekur thellësisht (VIDEO)

“LDK funksionon si grup pulash të çakërdisura”, Plakolli për Pecin: Deklarata e tij më ka prekur thellësisht (VIDEO)

Shpëtim Qorraj mësyn ulësen në asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut (VIDEO)

Shpëtim Qorraj mësyn ulësen në asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut (VIDEO)