Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve të tyre. Rastet janë regjistruar më 14 dhe 15 nëntor, në Çegran dhe Gostivar.

Rasti i parë ka ndodhur në Çegran.
“Më 14 nëntor, në orën 18:45, policia ka arrestuar M.O. (37), i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje paraprake ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Rasti i dytë është regjistruar në Gostivar.
“Më 15 nëntor, në orën 04:50, policia ka arrestuar Ќ.H. (32), pas denoncimit të ish-partneres së tij 25-vjeçare nga Turqia, me qëndrim në Gostivar, e cila ka raportuar se ai e kishte sulmuar fizikisht në banesën ku jeton.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të të dy rasteve, ndaj personave të arrestuar do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.





