Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katërditore të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë.

Përmes një postimi, platforma ka shpërndarë një mesazh në mbështetje të Krasniqit, duke thënë se beteja e tij në Hagë është një betej tjetër për Liri.
Postimi:
Dy kohë të ndryshme, dy beteja për liri.
E para për të gjithë, e dyta sërish për të gjithë-për Kosovën, për UÇK-në, për historinë.
I njejti njeri.
Stoik e çlirimtar,
Atëherë, sot e përjetë!
BACI JAKUP
Burimi: Insajderi





