Rrugës që përshkoi ligji i vjetër, hapat ka për t’i bërë edhe nisma e re.

Iniciativa e paralajmëruar për Dhomat e Specializuara, ka për t’i nisur procedurat krejt prej fillimit.
Njëherë do i dorëzohet Kuvendit, më pas ekzekutivit për opinion, e tek tutje për tu vënë në votim.
Sipas deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi, projektligji fillimisht do t’i dërgohet Qeverisë për opinion, më pas do të shqyrtohet në komisionin funksional dhe do të kalojë në dy lexime në Kuvend.
Nga Vetëvendosje thonë se fillimisht duhet të shqyrtohet drafti i ri dhe të adresohen të metat e nismës paraprake.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Jakup Nura, u shpreh se ekspertët kanë identifikuar disa pika që mund të bien ndesh me të drejtat e përcaktuara për Specialen, duke shtuar se synojnë që përmbajtja e re të jetë sa më e mirë për të akuzuarit dhe Kosovën.
Megjithatë, nga Instituti Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli, paralajmëron se çdo ndryshim duhet të marrë parasysh garancitë kushtetuese dhe të diskutohet edhe me Bashkimin Evropian.
Ai veçoi çështjen e kohëzgjatjes së dënimeve, vuajtjen e tyre në Kosovë apo jashtë vendit, si dhe kufizimet që burojnë nga Kushtetuta.
Nisma e re ligjore pritet të procedohet gjatë javës së ardhshme, ndërsa mbetet të shihet nëse partitë do të arrijnë pajtueshmëri edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën:





