Eksperti amerikan për politikë të jashtme dhe siguri, James Frinzi, ka deklaruar se Kosova duhet ta zhbëjë Gjykatën Speciale, të cilën e themeloi më 3 gusht të vitit 2015.

Duke folur në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Frinzi komentoi edhe dënimet e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, duke kërkuar vëmendjen e botës perëndimore rreth shkeljes së të drejtave të tyre ndër vite.
Ai e cilësoi Kosovën dhe shqiptarët si aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ndau vlerësime edhe për ish-presidentin Thaçi.
Frinzi foli gjithashtu për nevojën e angazhimit shtetëror lidhur me ligjin e ri për Specialen dhe strategjinë për apelimin e vendimit të 16 shtatorit.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën e mëposhtme:





