Dukagjini-Llapi, dueli që hap sot xhiron e 13-të në Superligë

Dukagjini-Llapi, dueli që hap sot xhiron e 13-të në Superligë

Dukagjini-Llapi, dueli që hap sot xhiron e 13-të në Superligë

Superliga rikthehet me një duel interesant që luhet në Klinë, ku skuadra e Dukagjinit synon ta shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase për të arkëtuar pikët e plota.

Nga ana tjetër, Llapi udhëton drejt Klinës me objektivin për të marrë rezultat pozitiv në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Sponsor 3M Express

Sfida ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit nis në orën 17:00 dhe është i vetmi që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Xhiroja e 13-të do të vazhdojë të shtunën me dy ndeshje të tjera: Feronikeli ’74 – Ballkani, që luhet nga ora 13:00 në Drenas, si dhe Gjilani – Malisheva, me fillim nga ora 16:00.

Ndërkaq, të dielën do të zhvillohen dy përballjet e fundit të kësaj xhiro. Vushtrria do të jetë nikoqire e Prishtinës, ndërsa Drenica do të përballet me Dritën. Të dyja ndeshjet nisin në orën 13:00.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

BE-ja humb 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale, Franca dhe Gjermania më të goditurat

BE-ja humb 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale, Franca dhe Gjermania më të goditurat

Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë

Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë

Trumpi fajëson qytetarët për rënien e bursës: Votuat për demokratët, vetë e keni fajin

Trumpi fajëson qytetarët për rënien e bursës: Votuat për demokratët, vetë e keni fajin