Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc të Kamenicës

Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc të Kamenicës

Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc të Kamenicës

Ka përfunduar ndërtimi i urës së re në fshatin Ajnoc të Kamenicës, projekt ky i realizuar me investim prej 409 mijë e 628 eurosh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili ka thënë se ura e re do të krijojë kushte më të mira dhe më të sigurta për qarkullimin e banorëve të kësaj zone.

Sipas tij, përfundimi i projektit paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Përfundimi i këtij projekti është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe rritjes së sigurisë në komunikacion”, ka thënë Rahimaj.

Ai ka theksuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të komunës, me synimin për të përmirësuar shërbimet dhe kushtet për qytetarët. /Telegrafi/

Lexo edhe

Taulant Balla shpërndan mesazhin e Thaçit nga Haga: “Atdheu të pret President”

Taulant Balla shpërndan mesazhin e Thaçit nga Haga: “Atdheu të pret President”

Persona të panjohur vjedhin disa elektromotorë në Vushtrri, rasti po hetohet

Persona të panjohur vjedhin disa elektromotorë në Vushtrri, rasti po hetohet

Policia shqipton 1 mijë e 905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

Policia shqipton 1 mijë e 905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc të Kamenicës | Momenti