Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, zbulohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë

Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, zbulohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë

Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, zbulohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë

Mbi 10 tonë kokainë janë zbuluar në qytetin Águilas të Spanjës, në një operacion që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave spanjolle, droga u gjet në dy ambiente industriale, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza për grumbullimin dhe shpërndarjen e saj në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës.

Një nga detajet më të rëndësishme të zbuluara gjatë hetimeve është se në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej droga.

Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të identifikuar personat që qëndrojnë pas organizimit të trafikut.

Droga u zbulua në zonën industriale El Labradorcico, pasi një paletë e ngarkuar me kokainë ra gjatë procesit të shkarkimit.

Përplasja shkaktoi dëmtimin e një pjese të ngarkesës dhe shpërndarjen e disa pakove me kokainë në dyshemenë e kapanonit, raporton TCH

Punëtorët që ndodheshin në ambient u larguan me shpejtësi, duke braktisur edhe mjetin e punës.

Në vendngjarje intervenoi një patrullë e Policisë Bashkiake, e cila ishte njoftuar për një aksident të mundshëm në punë, por nuk gjeti askënd në ambientet industriale.

Pas kontrolleve, autoritetet zbuluan edhe pjesën e dytë të drogës, duke e çuar sasinë e përgjithshme të kokainës në mbi 10 tonë.

Vlera e ngarkesës në tregun e paligjshëm përllogaritet të jetë mbi 100 milionë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

‘‘Atdheu të pret, President’’, Balla shpërndan mesazhin e Thaçit

‘‘Atdheu të pret, President’’, Balla shpërndan mesazhin e Thaçit

Taulant Balla shpërndan mesazhin e Thaçit nga Haga: “Atdheu të pret President”

Taulant Balla shpërndan mesazhin e Thaçit nga Haga: “Atdheu të pret President”

Policia shqipton 1 mijë e 905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

Policia shqipton 1 mijë e 905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit