Droga s’ka të ndalur në Vushtrri: Policia gjen narkotikë në veturë, 17-vjeçari pranon se janë të tij

Një tjetër rast me substanca të dyshuara narkotike është zbuluar në Vushtrri, ku këtë herë në qendër të hetimeve ka përfunduar një 17-vjeçar.

Sponsor 3M Express

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma, rreth orës 22:00, në parkingun e IP Petrol, në rrugën “Ukshin Hoti”, ku hetuesit policorë kanë hasur në një veturë të parkuar me dy persona brenda.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur 8.5 gramë substancë të dyshuar narkotike, ndërsa të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se njëri prej tyre, i intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, ka deklaruar se substanca i përkiste të miturit që ndodhej me të.

Edhe vetë 17-vjeçari ka pranuar verbalisht se substanca ishte e tij, ndërsa intervistimi formal pritet të zhvillohet në praninë e prindit ose kujdestarit ligjor.

Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar dhe, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet e mëtejshme do të vazhdojnë nga njësia e antidrogës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën

LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën