Dita e ndeshjes: Kosova synon vetëm fitore ndaj Izraelit

Dita e ndeshjes: Kosova synon vetëm fitore ndaj Izraelit

Dita e ndeshjes: Kosova synon vetëm fitore ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e shtunë) ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

Dardanët janë nikoqir të izraelitëve në ndeshjen e paraparë të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrrit në Prishtinë.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda vjen nga një momentum pozitiv shkaku i disa prurjeve të fundit dhe synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për të marrë një fitore e cila do t’ia siguronte qëndrimin në Ligën B dhe do ta linte në garë për pozitat 1 dhe 2.

Në anën tjetër, mysafirët nuk janë në momentin e tyre më të mirë, por do të synojnë të shkaktojnë problemeve për të mbetur në garë për qëndrim në Ligën B, pasi renditen vetëm të fundit me 2 pikë.

Pas kësaj ndeshjes, Kosova do të luajë përballjen e fundit në udhëtim te Irlanda më 17 nëntor, ndërsa në të njëjtën ditë, Izraeli e pret Austrinë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë

Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë

Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

“Jemi të gatshëm për Izraelin”, çka paralajmëroi Foda?

“Jemi të gatshëm për Izraelin”, çka paralajmëroi Foda?