Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit dhe pjesa më e madhe e fshatrave të kësaj bashkie kanë mbetur pa energji elektrike prej rreth 7 orësh.

Sponsor 3M Express

Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe në bashkitë Has dhe Tropojë, ndërsa reshjet kanë sjellë vështirësi edhe në qarkullimin rrugor.

Në disa akse nacionale raportohet për rënie gurësh dhe dherash në rrugë, ndaj drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, raporton Tch.

Por, mes problematikave të shkaktuara nga moti i keq, ka edhe një zhvillim pozitiv për zonën e Kukësit.

Rritja e reshjeve ka sjellë shtim të prurjeve në liqenin e Kukësit, ku sot, për herë të parë pas gjashtë muajsh, niveli i ujit ka nisur të shënojë rritje.

Kujtojmë se prej rreth dy javësh liqeni kishte arritur në një nivel kritik, duke zbuluar edhe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, të cilat zakonisht ndodhen nën ujërat e tij.

Ndërsa pritet përmirësimi i situatës së furnizimit me energji elektrike, reshjet dhe era e fortë vijojnë të kërkojnë kujdes nga banorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Lexo edhe

“Një komb, një zemër, një qëllim” – FFK me mesazh motivues para betejës jetike të Kosovës ndaj Izraelit

“Një komb, një zemër, një qëllim” – FFK me mesazh motivues para betejës jetike të Kosovës ndaj Izraelit

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren

Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë

Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë