Dita e Forcës, FSK prezanton armatimin në kazermën “Adem Jashari”

Dita e Forcës, FSK prezanton armatimin në kazermën “Adem Jashari”

Dita e Forcës, FSK prezanton armatimin në kazermën “Adem Jashari”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka prezantuar para qytetarëve armatimin, pajisjet dhe kapacitetet që posedon, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Forcës.

Sponsor 3M Express

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, qytetarët dhe një numër i madh nxënësish kanë pasur mundësi të shohin nga afër pajisjet dhe mjetet ushtarake të FSK-së, si dhe të njihen me punën dhe aktivitetet e pjesëtarëve të saj.

Aktiviteti “Dita e Hapur” po mbahet në të gjitha kazermat e FSK-së në vend, në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Ceremonia zyrtare qendrore e shënimit të Ditës së Forcës pritet të mbahet në orën 11:00, në Kazermën “Adem Jashari”, në prani të udhëheqësve të lartë shtetërorë dhe mysafirëve të ftuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Po asfaltohet rruga drejt Memorialit të Radios “Kosova e Lirë” në Berishë

Po asfaltohet rruga drejt Memorialit të Radios “Kosova e Lirë” në Berishë

Kos: Qeveria e re, mundësi për një fokus të ri të Kosovës drejt BE-së

Kos: Qeveria e re, mundësi për një fokus të ri të Kosovës drejt BE-së

“BE-ja të na bjerë me çekiç kokës”, Rama kërkon reforma dhe rezultate nga shtet e Ballkani Perëndimor

“BE-ja të na bjerë me çekiç kokës”, Rama kërkon reforma dhe rezultate nga shtet e Ballkani Perëndimor