Duke folur në emisionin “Sky Calcio Club”, pas përfundimit të ndeshjeve të javës në Serie A, Di Canio theksoi se Amorim te Milani po arrin të zbatojë idetë që nuk pati mundësi t’i realizonte gjatë aventurës së tij në Angli.
“Amorim te Milani po bën atë që dëshironte të bënte te Manchester Unitedi, por që nuk iu lejua. Ai po përpiqet të gjejë ekuilibrin e duhur dhe ka afruar futbollistë që kanë kapacitet të madh fizik dhe janë të aftë të vrapojnë shumë”, deklaroi Di Canio.

Analisti italian u ndal edhe te paraqitjet e Diego Moreiras, duke vlerësuar profesionalizmin, seriozitetin dhe guximin e tij në fushën e lojës.
“Profesionalizmi, serioziteti dhe guximi i tij janë befasues. Ai po shndërrohet në një futbollist vendimtar, gjë që e ka dëshmuar edhe në minutat që ka pasur në dispozicion. Vrapon vazhdimisht në të dy drejtimet dhe nuk ka probleme me këtë aspekt të lojës”, u shpreh ai.
Në fund, Di Canio vlerësoi se investimi i bërë për Moreiran po dëshmon se ka qenë i qëlluar, si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen e klubit italian.
Burimi: RTKLive




