Derbi Drita – Prishtina solli gjithçka: Gola, ndryshim të liderit dhe incidente mes tifozëve

Derbi Drita – Prishtina solli gjithçka: Gola, ndryshim të liderit dhe incidente mes tifozëve

Derbi Drita – Prishtina solli gjithçka: Gola, ndryshim të liderit dhe incidente mes tifozëve

Përballja mes Dritës dhe Prishtinës në Gjilan ishte një derbi që solli gjithçka: gola, emocione, ndryshime në renditjen e Albi Mall Superligës së Kosovës, por edhe tensione e incidente jashtë fushës.

Sponsor 3M Express

Në fund, skuadra kryeqytetase doli triumfuese me rezultat 1-2, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme dhe duke u ngjitur në krye të tabelës.

Prishtina arriti të marrë fitoren në një nga udhëtimet më të vështira të kampionatit, falë golave të Blend Baftiut dhe Ardrian Hasanit. Për vendasit realizoi Blerim Krasniqi, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Dritës para tifozëve të saj.

Festa e golit të dytë të PrishtinësFoto: FC Prishtina

Kjo ndeshjeve vite vetëm disa ditë pas fitores së Dritës në Kampin Nacional në Hajvali, me rezultat 3-0, duke ia shkaktuar humbjen e parë dhe të vetme Prishtinës.

Kjo përballje e sotme ishte ndeshja e mbetur e javës së dytë, e cila nuk ishte zhvilluar më herët për shkak të angazhimit të Dritës në garat ndërkombëtare. Me përfundimin e saj, të gjitha dhjetë skuadrat e Superligës kanë nga 12 ndeshje të zhvilluara dhe renditja tashmë është e kompletuar.

Fitorja në Gjilan i ka mundësuar Prishtinës të marrë kreun me 29 pikë, të grumbulluara nga nëntë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje. Kryeqytetasit kanë kaluar në pozitën e parë, duke lënë pas Malishevën, e cila renditet e dyta me 27 pikë.

Drita, pavarësisht humbjes në përballjen direkte, mbetet në pozitën e tretë me 23 pikë, gjashtë më pak se lideri i ri. Kështu, triumfi i Prishtinës në Gjilan pati ndikim të drejtpërdrejtë edhe në garën për kreun e kampionatit.

Festa e golit të Dritës në përballjen e sotme

Megjithatë, derbi nuk u karakterizua vetëm nga ajo që ndodhi në fushën e lojës. Tensionet u shfaqën edhe në tribuna dhe në afërsi të stadiumit, ku situata u përshkallëzua gjatë pjesës së parë.

Në atë periudhë, tifozët e Prishtinës, të njohur si “Plisat”, kishin arritur në Gjilan, ndërsa një numër tifozësh të Dritës, “Intelektualët”, dolën nga stadiumi, siç shihet edhe në videon e publikuar nga faqja e afërt me klubin gjilanas, Since 1947.

Në afërsi të stadiumit ndodhi një përleshje mes palëve, e cila zgjati disa sekonda. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së Policisë, e cila arriti t’i ndajë tifozët dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.

Por, tensionet nuk përfunduan me kaq. Pas ndeshjes, autobusi me të cilin skuadra e Prishtinës kishte udhëtuar drejt Gjilanit u vandalizua nga tifozë të Dritës. Në automjet u shkrua me ngjyrë, duke dëmtuar pamjen e tij dhe duke lënë një tjetër episod të pakëndshëm pas përfundimit të derbit.

Autobusi i FC Prishtinës pas ndeshjes

Kështu, Drita – Prishtina ishte një përballje me dy pamje të ndryshme: në njërën anë, futbolli dhe rëndësia e tri pikëve që ndryshuan kreun e Superligës; në anën tjetër, incidentet që e zhvendosën vëmendjen nga loja dhe rezultati.

Prishtina u largua nga Gjilani me fitore dhe me pozitën e liderit, ndërsa derbi la pas edhe skena që nuk i bëjnë nder futbollit kosovar. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

“S’du me hy në gjynah…”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

“S’du me hy në gjynah…”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media për të enjten

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media për të enjten