Një grua nga Peja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikologjike, duke deklaruar se për shkak të problemeve me të ishte larguar nga banesa dhe po qëndronte te prindërit. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk ka arritur ta sigurojë praninë e të dyshuarit për intervistim, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti lidhet me një incident të datës 27 gusht 2026, në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.
Viktima, A.D., ka deklaruar para zyrtarëve policorë se bashkëshorti i saj, A.D. (37), kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Ajo ka shpjeguar se nuk e kishte raportuar më herët rastin, pasi ishte larguar nga banesa dhe kishte shkuar të qëndronte te familja e prindërve.
Gruaja ka deklaruar se nuk ka nevojë për strehim institucional, pasi aktualisht ndodhet në një ambient ku ka zgjedhur të qëndrojë.
Pas pranimit të denoncimit, Policia ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë, prania e 37-vjeçarit ende nuk është siguruar për intervistim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





