Çitaku pret në takim Prattipatin, në fokus zhvillimet politike dhe raportet Kosovë–SHBA

Çitaku pret në takim Prattipatin, në fokus zhvillimet politike dhe raportet Kosovë–SHBA

Çitaku pret në takim Prattipatin, në fokus zhvillimet politike dhe raportet Kosovë–SHBA

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën euroatlantike të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit, Çitaku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të PDK-së, në takim është diskutuar për rolin e bashkëpunimit Kosovë–SHBA në forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Çitaku ka ritheksuar gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në proceset me interes shtetëror, si dhe për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët amerikanë.

Në fokus të diskutimit ka qenë edhe mbështetja për paqen, stabilitetin dhe përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Takimi është zhvilluar në kuadër të kontakteve ndërmjet përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe përfaqësisë diplomatike amerikane në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dyshohet për vjedhje në Rahovec, Policia në kërkim të një gruaje – kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj

Dyshohet për vjedhje në Rahovec, Policia në kërkim të një gruaje – kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj

Mourinho e befasoi me një fotografi, Cucurella zbulon shakanë për tatuazhin e tij

Mourinho e befasoi me një fotografi, Cucurella zbulon shakanë për tatuazhin e tij

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret