Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, është takuar të martën me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë.

Sponsor 3M Express

Pas takimit, Çitaku e falënderoi Presidenten për mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se tash është koha që uniteti politik dhe institucional të dëshmohet përmes veprimeve konkrete.

“Është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, shkroi Çitaku.

Ajo riafirmoi përkushtimin për të qëndruar pranë tyre në betejën për drejtësi dhe për të mbrojtur të vërtetën për luftën e UÇK-së.

“Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe!”, përfundoi Çitaku.

Lexo edhe

Morina në Komisionin Hetimor: Nuk kishte psikolog gjatë intervistimit të djalit të Arlindës

Morina në Komisionin Hetimor: Nuk kishte psikolog gjatë intervistimit të djalit të Arlindës

​Haziri -“Jo në emrin tim”: Erdhëm t’i tregojmë Jakup Krasniqit se nuk është vetëm, po është bashkë me krejt Kosovën

​Haziri -“Jo në emrin tim”: Erdhëm t’i tregojmë Jakup Krasniqit se nuk është vetëm, po është bashkë me krejt Kosovën

I dyshuari për vrasjen në Suharekë, raportohet se kishte vrarë gruan në Zvicër – ishte dënuar me 19 vjet burgim

I dyshuari për vrasjen në Suharekë, raportohet se kishte vrarë gruan në Zvicër – ishte dënuar me 19 vjet burgim