Lushtaku: Nesër pritet të vazhdohet seanca, besoj që do të votojmë Ligjin për Specialen

Lushtaku: Nesër pritet të vazhdohet seanca, besoj që do të votojmë Ligjin për Specialen

Lushtaku: Nesër pritet të vazhdohet seanca, besoj që do të votojmë Ligjin për Specialen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka thënë se pret që nesër të vazhdohet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka mbetur pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.

Sponsor 3M Express

Lushtaku ka thënë se ende nuk ka njoftim zyrtar për vazhdimin e seancës, por sipas dakordimit të mëhershëm mes deputetëve, ajo pritet të mbahet nesër, në orën 09:00 ose 10:00, varësisht nga marrëveshja për orarin.

Ai ka theksuar se PDK-ja synon që fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, e më pas të procedohet me një iniciativë të re ligjore për ndryshime, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Ne kemi një njoftim zyrtar për seancën e rregullt, ndërsa për vazhdimin e seancës ende nuk kemi ndonjë informacion, por me atë që jemi dakorduar më herët, vazhdimi i seancës do të ndodhë dhe besojmë që ajo do të ndodhë nesër në ora 09:00 apo 10:00, në çfarëdo ore që dakordojmë ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Prandaj, besoj që në bazë të dakordimit që kemi pasur, ne do të vazhdojmë që të votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe pastaj, sigurisht, pas këtij votimi do të procedojmë me nismën e re ligjore për ndryshimin, duke pasur një bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, përkatësisht me Bashkimin Evropian dhe me të tjerët ndërkombëtarë që do të na ndihmojnë në forcimin e ligjit, forcimin e drejtësisë dhe që do t’i shërbejë mbrojtjes së vërtetë historike dhe mbrojtjes së çlirimtarëve”, ka deklaruar Lushtaku.

I pyetur nëse PDK-ja i ka votat e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë ligj, Lushtaku ka thënë se, bazuar në marrëveshjet e deritanishme, kanë garanci se do të ketë mbështetje, sikurse në votimin e kaluar.

“Me atë sa jemi marrë vesh deri më tani, po, kemi garancë, sikur ka ndodhur edhe herën e kaluar që është votuar Ligji për Dhomat e Specializuara”, ka thënë Lushtaku.

Lexo edhe

Pse burrat heshtin kur kanë vështirësi dhe çfarë dëshirojnë që gratë e tyre të kuptojnë

Pse burrat heshtin kur kanë vështirësi dhe çfarë dëshirojnë që gratë e tyre të kuptojnë

E papritur: Santosi nis kontaktet e para për të shqyrtuar transferimin e yllit të Real Madridit

E papritur: Santosi nis kontaktet e para për të shqyrtuar transferimin e yllit të Real Madridit

Morina në Komisionin Hetimor: Nuk kishte psikolog gjatë intervistimit të djalit të Arlindës

Morina në Komisionin Hetimor: Nuk kishte psikolog gjatë intervistimit të djalit të Arlindës