“Erdhëm ta takojmë bacën Jakup”, Haziri flet pranë shtëpisë së Krasniqit

“Erdhëm ta takojmë bacën Jakup”, Haziri flet pranë shtëpisë së Krasniqit

“Erdhëm ta takojmë bacën Jakup”, Haziri flet pranë shtëpisë së Krasniqit

Prania e Jakup Krasniqit në Kosovë ka bërë që pranë shtëpisë së tij të mblidhen qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë shkuar me shpresën se do të kenë mundësi ta takojnë gjatë vizitës së tij familjare.

Sponsor 3M Express

Në mesin e të pranishmëve është edhe Çlirim Haziri, nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, i cili tha se kanë ardhur në grup me dëshirën për ta parë dhe takuar Krasniqin, nëse u lejohet një gjë e tillë.

Haziri theksoi se emocionet që po përjeton familja e Krasniqit për vizitën e tij në Kosovë, i ndajnë edhe qytetarët dhe veteranët që janë mbledhur pranë shtëpisë së tij.

“Qysh është emocion për familjen e tij, është edhe për neve. Erdhëm këtu me një grup për ta parë bacën Jakup, nëse na lejohet”, u shpreh Haziri.

Ai shtoi se do të qëndrojnë aty në pritje të mundësisë për ta takuar Krasniqin.

“Ne do ta presim bacin Jakup”, shtoi Haziri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pse burrat heshtin kur kanë vështirësi dhe çfarë dëshirojnë që gratë e tyre të kuptojnë

Pse burrat heshtin kur kanë vështirësi dhe çfarë dëshirojnë që gratë e tyre të kuptojnë

E papritur: Santosi nis kontaktet e para për të shqyrtuar transferimin e yllit të Real Madridit

E papritur: Santosi nis kontaktet e para për të shqyrtuar transferimin e yllit të Real Madridit

Morina në Komisionin Hetimor: Nuk kishte psikolog gjatë intervistimit të djalit të Arlindës

Morina në Komisionin Hetimor: Nuk kishte psikolog gjatë intervistimit të djalit të Arlindës