Çeku takohet me drejtuesit e arsimit të lartë, diskutojnë për riakreditimin

Çeku takohet me drejtuesit e arsimit të lartë, diskutojnë për riakreditimin

Çeku takohet me drejtuesit e arsimit të lartë, diskutojnë për riakreditimin

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe përfaqësuesen e Konferencës së Rektorëve, me të cilët ka diskutuar për proceset e riakreditimit dhe Strategjinë e re të Arsimit 2035+.

Në takim, krahas ministrit Çeku, morën pjesë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Naim Gashi, kryetari i KShC-së, Avni Berisha, ushtruesi i detyrës së drejtorit të AKA-së, Arianit Krasniqi, dhe përfaqësuesja e Konferencës së Rektorëve, prorektorja e Universitetit “Haxhi Zeka”, Alma Shehu.

Sponsor 3M Express

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë takimit palët u pajtuan që proceset e riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit të jenë në harmoni me Strategjinë e re të Arsimit 2035+, e cila aktualisht është në proces të hartimit.

“Strategjia e re synon që zhvillimi dhe ristrukturimi i arsimit të lartë t’u përgjigjen drejtpërdrejt prioriteteve zhvillimore të vendit dhe nevojave të tregut të punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ministrisë, AKA-së dhe universiteteve, për të siguruar një sistem të arsimit të lartë cilësor, konkurrues dhe të integruar në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Hasani: Këto janë vendimet që tregojnë se ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit? (VIDEO)

Hasani: Këto janë vendimet që tregojnë se ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit? (VIDEO)

Trump thotë se SHBA-ja ‘nuk ka nevojë’ për një marrëveshje me Iranin – pretendon kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja ‘nuk ka nevojë’ për një marrëveshje me Iranin – pretendon kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit