Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Gëzim Berisha, i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sponsor 3M Express

Në vend të paraburgimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa do të zbatohet nga Stacioni Policor në Vushtrri, i cili është obliguar të monitorojë respektimin e saj dhe të njoftojë menjëherë gjykatën në rast të shkeljes.

Gjykata ka vlerësuar se arresti shtëpiak është masë e mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se i dyshuari dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre./Klankosova.tv

Lexo edhe

NASA zbulon një pamje të pazakontë në Antarktidë, ishulli që nga hapësira ngjan me një kafkë gjigante

NASA zbulon një pamje të pazakontë në Antarktidë, ishulli që nga hapësira ngjan me një kafkë gjigante

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndërpriten punimet në një shtëpi në Mitrovicë

Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndërpriten punimet në një shtëpi në Mitrovicë

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës | Momenti