Barcola: Nuk jam Salah, nuk ndiej presion te Liverpooli

Barcola: Nuk jam Salah, nuk ndiej presion te Liverpooli

Barcola: Nuk jam Salah, nuk ndiej presion te Liverpooli

Bradley Barcola ka insistuar se nuk ndien presion, pavarësisht shumës prej 125 milionë eurosh që Liverpooli pagoi për transferimin e tij nga Paris Saint-Germain gjatë verës. Sulmuesi francez, i cili ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime në 12 ndeshje zyrtare, nuk e sheh veten si pasardhës të Mohamed Salahut.

Sponsor 3M Express

“Unë nuk e kam vendosur shumën e transferimit, prandaj kjo nuk është përgjegjësia ime. Salah është legjendë e këtij klubi dhe kam respekt të madh për të, por nuk jam Mohamed Salah. Dua të jap kontributin tim dhe të krijoj historinë time te Liverpooli. Nuk ndiej asnjë presion”, deklaroi Barcola për “Sky Sports”.

Francezi shpjegoi edhe arsyet e largimit nga PSG-ja, duke thënë se kishte ardhur koha për një sfidë të re. Ai pranoi se ndarja nga ish-bashkëlojtarët ishte e vështirë, por shtoi se nuk kishte hezituar kur kishte marrë ofertën e Liverpoolit.

Lexo edhe

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

“S’du me hy në gjynah…”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

“S’du me hy në gjynah…”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media për të enjten

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media për të enjten