Barcelona thyen rekordin historik, detyrohet të udhëtojë plot 3.970 kilometra për një ndeshje

Barcelona thyen rekordin historik, detyrohet të udhëtojë plot 3.970 kilometra për një ndeshje

Barcelona thyen rekordin historik, detyrohet të udhëtojë plot 3.970 kilometra për një ndeshje

Barcelona do të regjistrojë udhëtimin më të gjatë në historinë e saj në garat evropiane, për ndeshjen ndaj Sabahit në Baku të Azerbajxhanit.

Sponsor 3M Express

Skuadra katalunase do të përshkojë plot 3.970 kilometra nga Barcelona drejt kryeqytetit azerbajxhanas, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 3.725 kilometrash, të regjistruar gjatë udhëtimeve në Rusi për përballjet me Rubin Kazanin.

Në listën e udhëtimeve më të gjata të Barcelonës renditen edhe ato drejt Be’er Shevas (3.114 kilometra) dhe Moskës (3.016 kilometra).

Ndeshja ndaj Sabahit zhvillohet të mërkurën, më 25 nëntor, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Takimi në stadiumin Olimpik të Bakusë nis nga ora 18:45.

Për Sabahun, kampionin aktual të Azerbajxhanit, kjo është hera e parë që merr pjesë në fazën kryesore të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Kështu, udhëtimi drejt Bakusë do të jetë 245 kilometra më i gjatë se rekordi i mëparshëm i Barcelonës./Telegrafi/

Lexo edhe

Thellohet përçarja në LDK-në e Obiliqit, Dega del kundër vendimit të Abdixhikut për emërimin e Koordinatorit

Thellohet përçarja në LDK-në e Obiliqit, Dega del kundër vendimit të Abdixhikut për emërimin e Koordinatorit

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh