Barcelona ka konfirmuar se Rodri Hernández nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Atletico Madridit, pas dëmtimit muskulor që pësoi në përballjen me Aston Villan në Ligën e Kampionëve.

Klubi katalanas njoftoi se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim të lehtë në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.
Mesfushori i ndjeu shqetësimet gjatë ndeshjes së së martës dhe u zëvendësua në pushimin mes pjesëve nga Marc Bernal.
Barcelona bëri të ditur se koha e rikuperimit do të varet nga ecuria e dëmtimit, pa përcaktuar një afat të saktë për rikthimin e tij.
Mungesa e Rodrit është një goditje për Hansi Flickun, i cili nuk do të mund të llogarisë në njërin prej mesfushorëve të rëndësishëm në duelin ndaj Atletico Madridit, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Metropolitano”.
Burimi: Insajderi




