Banorët e Ulpianës kundërshtojnë sërish projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, kërkojnë anulimin e vendimit

Banorët e lagjes Ulpiana në Prishtinë kanë rikonfirmuar kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Kuvendit Komunal për realizimin e projektit “Ulpiana 2030 Legacy”, i cili parasheh ndërtimin e një parkingu nëntokësor te Fontana dhe të një objekti banesor përreth saj.

Sponsor 3M Express

Në një njoftim publik, banorët kanë bërë të ditur se në takimin e mbajtur më 19 nëntor 2026 kanë rikonfirmuar qëndrimin kundër këtij projekti, ndërsa kanë paralajmëruar se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet ligjore dhe format demokratike të veprimit për të kundërshtuar vendimin.

Ata janë zotuar se do të vazhdojnë angazhimin deri në anulimin e tij, duke theksuar se synojnë të mbrojnë interesin e banorëve dhe trashëgiminë e lagjes.

“Banorët u dakorduan që, në mbrojtje të interesit të tyre dhe trashëgimisë së lagjes, të shfrytëzojnë të gjitha mjetet ligjore dhe format demokratike të veprimit deri në anulimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për projektin “Ulpiana 2030 Legacy” ende nuk është shfuqizuar.

“Ulpiana është shtëpia jonë. Ne jemi të vendosur ta mbrojmë!”, thuhet në reagimin e banorëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përcakton çiftet e Ligës së Kombeve, Spanja dhe Franca përballen në çerekfinale

Përcakton çiftet e Ligës së Kombeve, Spanja dhe Franca përballen në çerekfinale

“A e njeh Ukin?”, Jona përballet me pyetjen virale, banorët nuk e dinë ende se për çfarë bëhej fjalë

“A e njeh Ukin?”, Jona përballet me pyetjen virale, banorët nuk e dinë ende se për çfarë bëhej fjalë

LDK-ja merr katër drejtori në Shtime, Kastriot Shabani emërohet drejtor i Arsimit

LDK-ja merr katër drejtori në Shtime, Kastriot Shabani emërohet drejtor i Arsimit