Bajrami-Muratit: Je injorant, vështirë po më vjen me t’u drejtu ministër

Bajrami-Muratit: Je injorant, vështirë po më vjen me t’u drejtu ministër

Bajrami-Muratit: Je injorant, vështirë po më vjen me t’u drejtu ministër

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka pasur një përplasje të ashpër me ministrin e Financave, Hekuran Murati, gjatë debatit parlamentar për Projektbuxhetin e vitit 2027.

Sponsor 3M Express

Bajrami ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Muratit, duke e quajtur atë “tepër injorant” dhe duke vënë në pikëpyetje njohuritë e tij për mënyrën se si duhet të shpërndahet buxheti për të gjeneruar vlerë ekonomike.

“Për besë, tepër vështirë po më vjen me t’u drejtu ministër, se veç këtë epitet nuk e meriton. Ti idenë nuk e ki se qysh duhet me u shpërnda buxheti që me kriju vlerë ekonomike”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo i ka kërkuar Muratit që të pranojë se politikat fiskale të ish-ministrit të Financave, Avdullah Hoti, kanë qenë të duhura, duke thënë se ato nuk kanë pasur nevojë për ndryshime.

“Ti është mirë me tregu që ti je pajtu me politikat fiskale të Avdullah Hotit dhe s’ke pasë nevojë me heq asnjë presje dhe pikë”, ka thënë ajo.

Gjatë replikës, Bajrami ka kundërshtuar edhe qasjen e ministrit ndaj ndryshimeve në politikat tatimore. Sipas saj, ndryshimi i politikave fiskale nuk nënkupton domosdoshmërisht rritjen e tatimeve, por mund të përfshijë edhe uljen e tyre dhe zgjerimin e bazës ekonomike.

Ajo ka përmendur edhe vitin 2015, duke pretenduar se politikat fiskale të ndërmarra atëkohë kishin ndikuar në rritjen ekonomike, e cila, sipas saj, kishte arritur në 6 për qind.

“Ndryshimi i tatimeve nuk nënkupton veç me i rrit, por me ulë dhe me t’u zgjeru baza ekonomike. Nuk e ke idenë, ajo që ka ndodh në vitin 2015, janë bërë politikat fiskale, rritja ekonomike ka shku në 6 për qind, po ti si kupton këto gjëra sepse je tepër injorant”, është shprehur Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka kritikuar Muratin edhe lidhur me shifrat për numrin e të punësuarve, duke thënë se në këto statistika përfshihen edhe kontribuuesit që paguajnë në Trustin Pensional gjatë 12 muajve.

“Injorant total”, ka përfunduar Bajrami replikën e saj ndaj ministrit Murati.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Real Madridi i vendos çmim prej 150 milionë eurosh Vinicius Juniorit

Real Madridi i vendos çmim prej 150 milionë eurosh Vinicius Juniorit

Në pritje të festave të fundvitit, 10 filma që duhet t’i shikoni gjatë netëve të ftohta të nëntorit

Në pritje të festave të fundvitit, 10 filma që duhet t’i shikoni gjatë netëve të ftohta të nëntorit

Kurti ha “darkë” gjatë seancës

Kurti ha “darkë” gjatë seancës