AUV urdhëron masa kufizuese ndaj prodhimit dhe shpërndarjes së suxhukut të BUQUKU-t

AUV urdhëron masa kufizuese ndaj prodhimit dhe shpërndarjes së suxhukut të BUQUKU-t

AUV urdhëron masa kufizuese ndaj prodhimit dhe shpërndarjes së suxhukut të BUQUKU-t

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar masa kufizuese ndaj kompanisë BUQUKU SH.P.K. në Pejë, pasi në produktin “Suxhuk shtëpiak” është konstatuar prania e ADN-së së pulës, ndonëse në deklaracionin e produktit figurojnë vetëm mish dhe yndyrë lope.

“Rezultati laboratorik ngre dyshime për praninë e përbërësve me origjinë nga pula, të padeklaruar në produkt, përfshirë mundësinë e përdorimit të mishit të pulës të ndarë mekanikisht (MDM). Analiza konfirmon praninë e ADN-së së pulës, por nuk përcakton llojin, sasinë apo burimin e materialit të përdorur. Verifikimet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse është përdorur mish i ndarë mekanikisht apo përbërës të tjerë me origjinë nga pula”, thuhet në postimin e AUV në facebook.

Sponsor 3M Express

Pas pranimit të rezultateve laboratorike, inspektorët e AUV-së kanë realizuar kontroll zyrtar te operatori ekonomik.

“Sipas procesverbalit të inspektimit, janë bllokuar gjithsej 178 kg produkte, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg suxhuk shtëpiak. Njëkohësisht, është urdhëruar ndalimi i prodhimit të suxhukut dhe tërheqja e produkteve nga pikat e shpërndarjes”, vazhdon njoftimi. 

Agjencia ka bërë të ditur se do t’i zgjerojë kontrollet për të verifikuar përbërjen e produkteve të tjera të mishit të këtij operatori, burimin dhe gjurmueshmërinë e lëndëve të para, procesin e prodhimit dhe kushtet e ruajtjes.

AUV ka theksuar se gjetja laboratorike i referohet vetëm produktit “Suxhuk shtëpiak” të testuar dhe nuk nënkupton se e njëjta mospërputhje është konstatuar edhe në produktet e tjera të kompanisë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

OBSH alarmon për situatën në Gazë: 33 mijë raste më shumë me infeksione të frymëmarrjes

OBSH alarmon për situatën në Gazë: 33 mijë raste më shumë me infeksione të frymëmarrjes

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë